Pasojat e luftës në Ukrainë mbeten dramatike. Ndërsa numri i viktimave po pëson rritje, shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë.
Jeta ka filluar të nisë sërish në disa zona ku forcat ruse janë tërhequr. Qytetarët ukrainas kanë nisur të rikthehen në shtëpitë e tyre me shpresën për të mos gjetur rrënoja.
Mjekët të cilët kanë qenë në frontin e parë të luftës vazhdojnë sërish përballen me vështirësitë në bodrumet ku janë kthyer në spitale.
Mungesa e energjisë elektrike i ka detyruar të kryejnë operacione me dritën e telefonave. Edhe pse në kushte të vështira, ata nuk u dorëzuan por vazhduan punën e tyre të vendosur për të shpëtuar jetë.
Tashmë situata është përmirësuar disi, sepse ka nisur furnizimi me energji elektrike, edhe pse e kufizuar.
Sipas deklaratës së një mjeku, rreth 400 civilë janë trajtuar në spitalin ku ai ka punuar gjatë luftës.
Situata e luftës po përmirësohet në disa zona të Ukrainës, ndërsa qytetarët shpresojnë për një rikthim të jetës normale.
Top Channel