15/11 10:33
Nëna e 4-vjeçarit Amin, i cili është bërë viral në Tik Tok me videot që filmohen prej prindërve ka folur në “Goca dhe Gra”.
Sipas saj, nuk ka asgjë që nuk shkon me këtë dhe nuk i bëjnë më përshtypje as komentet negative.
“Në fillim mërzitesha për komentet negative, tani jam mësuar dhe nuk më bëjnë përshtypje. Duke parë se ishte diçka e bukur, vijuam të hidhnim videot. Prindi arrin ta kuptojë psikologjinë e fëmijës nëse do e dojë diçka të tillë. Do të doja që të bëhej fëmijë skene. Nuk ka asgjë të keqe që fëmijë të thotë atë që do”, tha nëna e Aminit.
Top Channel