Luftoi edhe në Vietnam, 73-vjeçari amerikan i bashkohet ukrainasve

06/04/2022 21:51

Thirrjeve të Ukrainës për vullnetarë në luftën kundër Rusisë, i është përgjigjur edhe 73-vjeçari amerikan Steven Straub, i cili ka marrë pjesë edhe në luftën e Vietnamit.

Ai tregon se ukrainasit po luftojnë shumë për të mbrojtur vendin e tyre.

“Në Vietnam, morali i ushtarëve ishte jashtëzakonisht i ulët, ushtria ishte një rrëmujë e tmerrshme dhe këta njerëz këtu janë me të vërtetë  duke u përpjekur për të ndalur rusët. Putini duhet të jetë i çmendur. Ai jo vetëm që po shkatërron këtë vend, por po shkatërron edhe vendin e tij”, shprehet ai.

73-vjeçari mbërriti në Ukrainë në mes të muajit të kaluar, ndërsa forcat ruse po rrethonin qytetet e mëdha dhe po i afroheshin kryeqytetit Kiev.Ai thotë se presidenti Joe Biden duhet të bëjë më shumë për Ukrainën.

“Presidenti Biden duhet të japë më shumë armë për Ukrainën, por s’mund të them shumë për të, kur ishin zgjedhjen unë votova për Donald Trump”.

Pak para se të largohej nga Nju Jorku për në luftën në Ukrainë, Steven tregon se bëri tatuazh flamurin ukrainas së bashku me fjalët “Ukraina e lirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA