Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë pagesat e taksave për biznesin e vogël për një muaj, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej luftës në Ukrainë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Gjithashtu dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore.

Ndërkohë erjon veliaj komentoi dhe vendimin e gjykatës që njohu përfaqësinë e bashkisë së tiranës në asamblenë e futbollit.

Kreu i bashkisë foli edhe për manifestimin që do të mbahet në tiranë për Ukrainen ne 8 prill.

Bashkia e tiranës edhe gjatë pandemisë, disa taksa për bizneset i fali dhe të tjera i shtyu në kohë për periudhën kur ato qëndruan mbyllur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA