Carlo Ancelotti ka rezultuar negative në testin e fundit të bërë për Covid-19, ndërsa do të jetë i gatshëm të drejtojë Real Madridin në ndeshjen e mbrëmjes së sotme të Champions League kundër Chelsea-t.
Klubi madrilen bëri me dije mëngjesin e sotëm se Ancelotti ka udhëtuar për në Londër, ku i është bashkuar ekipit.
“Ancelotti udhëtojë mëngjesin e sotëm për në Londër ku do bashkohet me skuadrën.”-thuhet në njoftimin e Real Madrid.
Tekniku rezultoi pozitiv më 30 mars, ndërsa ishte asimptomatik bënin me dije mediet madrilene. Ai nuk mundi që të drejtonte Realin në ndeshjen kundër Celta Vigos për raundin e 30-të të La Ligës, ku u zëvendësua nga i biri që është njëkohësisht dhe asistenti i tij, Davide. Me këtë të fundit që nuk i ka licensat e nevojshme për të drejtuar një skuadër në Spanjë.
Top Channel