Ishte e sekuestruar, i vihet flaka banesës së prezantuesit rus në Itali

06/04/2022 22:35

Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në një vilë që i përkiste prezantuesit Vladimir Soloviev të një televizioni shtetëror rus

Zjarri u shua shpejt, por shkaktoi dëme, thanë zjarrfikësit.

Një tjetër vilë pranë liqenit, gjithashtu në pronësi të Soloviev, u mbulua me bojë, raporton Reuters.

Zjarri aktualisht po hetohet si zjarrvënie.

Vila e pabanuar ishte sekuestruar më parë nga autoritetet italiane si pjesë e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA