Thertoret në Gjilan që hodhën mbetjet e kafshëve në lumin e qytetit janë gjobitur me nga 700 euro .

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni njoftoi se gjoba është konform rregullores komunale pasi  është konstatuar ndotja e lumenjve.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy thertoreve në afërsi.  Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

 

Top Channel