25/12 22:52
Ambasadori i Rusisë në OKB Vasily Nebenzya, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ditën e sotme rreth krimeve në Bucha.
Ai tha se duke iu referuar varreve masive dhe pamjeve satelitore ato janë fotografuar më 3 prill ndërsa rusët janë larguar nga vendi më 30 mars.
Por imazhet satelitore tregojnë se trupat ishin aty kur Rusia ishte në krye të qytetit, kundërshtoi një gazetar.
Ai shtoi se asgjë nuk mund të merret si e mirqenë dhe se videoja e presidentit Zelensky është e rreme. Ai pretendoi se njerëzit në videon e Zelenskyt nuk ishin të vdekur.
Top Channel