25/11 10:15
Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të evakuojnë civilët e bllokuar dhe as t’i dërgojnë ndihma në Izym, pasi zona është e kontrolluar nga Rusia.
“Autoritetet ukrainase nuk mund të evakuojnë banorët e bllokuar në qytetin lindor të Izyum të kontrolluar nga Rusia ose të dërgojnë ndihma humanitare atje”, tha guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Sinegubov.
Një ditë më parë, deputetja ukrainase Lesia Vasylenko pretendoi për 93 viktima të vrarë nga forcat ruse në Izym.
Ata janë vrarë gjatë kohës që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i rrethuar.
Izym është një zonë e cila shtrihet në një rrugë kryesore me Donbasin, ndërsa banorët e saj kanë mbetur të bllokuar për javë të tëra.
Top Channel