23/11 21:01
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka deklaruar ditën e sotme se imazhet nga qyteti Bucha i Ukrainës, me njerëz të vdekur me duar të lidhura nga mbrapa nuk është shumë larg gjenocidit.
Krimet makabre ruse në Bucha kanë shkaktuar protesta të shumta në të githë botën si dhe premtime për sanksione të mëtejshme nga Perëndimi kundër Rusisë.
“Imazhet që po shohim nga ajo që ka bërë Putin në Ukrainë, nuk janë shumë larg gjenocidit, nuk është çudi që bota po reagon në këtë mënyrë”- u tha Johnson gazetarëve.
Rusia ka mohuar se forcat e saj kanë kryer mizori në Bucha.
Top Channel