A rrezikon PD shpalljen ‘non grata’? Ja si përgjigjet Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në PD

06/04/2022 15:40

Një mbledhje me qëllim organizimin e PD, kështu e përkufizoi ish kryeministri Berisha mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të cilën e drejtoi sot në seli. Ndër të tjera Berisha iu përgjigj interesit të medias, lidhur me takimin e një dite më parë Enklejd Alibeaj, të cilin e njohu si kryetar në detyrë të partisë, si edhe a rrezikon PD të shpallet një parti non grata nga SHBA.

“Kreu i PD u shkarkua më 11 dhjetor me 4446 vota të delegatëve dhe anëtarëve të saj më 18 dhjetor. Asnjë cilido as guvernatorja as zeusi nuk kanë tagër të caktojnë kryetarin e PD.

Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje të konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. Kam patur rastin të dërgoj edhe mesazhin, kurrë as kreun dhe as kryesinë s’do mund ta caktojë kush vecse anetaresia e saj. Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar, natyrisht grupi i PD drejtohet nga kryesia e grupit të PD, kërkesa e vetme është kjo që vendimet për drejtimin e grupit të merren nga kryesia e grupit, në raste të caktuara komisioni rithemelimit mund të ndërhyjë.Kundërshtari ynë është Edi Rama.” tha Berisha.

Sa i takon mbledhjes Berisha tha se iu përkushtua problemeve organizative të kuvendit të ardhshëm dhe të problemeve të PD.

“Mbledhja e komisionit të rithemelimit të PD iu përkushtua problemeve organizative të kuvendit të ardhshëm dhe të PD. U diskutua për listat me të cilat do votohet gjatë këtyre javëve për kryesitë për kryetarët dhe tani disponohen lista të 2019 të qershorit 2021, dhe të referendumit të 18 dhjeotir 2022.Lista do u dërgohet kryesive të PD do jenë ato që do japin viston për listën me të cilën do votojnë anëtarët  e PD.

Kam besim se ekziston vendosmëri për të bërë gjithcka që cdo anëtar i PD të votojë të shprehë vullnet, për kreun e grup seksionit e me radhë. Në mbledhje u diskutuan probleme të tjera, dhe me këtë rast edhe një herë dua të garantoj cdo anëtar të PD se formulari nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç pajisjes me dokumente dhe jo për qëllime votimi.

U ra dakord që cdo proces për të cilin një anëtar i PD ka objeksion ti nënshtrohet procesit të përbashkët të përputhshmërisë së tij me statutin. në këtë diskutim të zgjeruar diskutuam për zgjerimin e spektrit të bashkëpunimit me organizata të tjera. Ky bashkëpunim do të jetë lokal e qendror, një hap drejt hapjes së mëtejshme të kësaj force politike. U ngrit grup pune për udhëzuesit e ngritjes së degëve të PD në emigracion e diasporë. Pra, ishte një mbledhje kushtuar problemeve organizative të PD.” tha Berisha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA