Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të presin deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave për të parë nëse do të kenë përfaqësim në Kuvendin e Serbisë.

Kjo për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk arriti të mbledhë votat e mjaftueshme për të siguruar ulëse.

E sipas Shqiprim Arifit që i priu listës Alternativa Demokratike e Shqiptarëve, fajtor është Shaip Kamberi.

Ai e akuzon Kamberin për përçarje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Arifi shton se gjendja e shqiptarëve në Serbi do të rëndohet edhe më shumë, tash kur shqiptarët do të mund të mbesin pa përfaqësim në parlamentin serb.

Në zgjedhjet parlamentare të tre prillit në Serbi, shqiptarët garuan me dy lista të ndara. Shaip Kamberi i printe Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar dhe Shqiprim Arifi Alternativës.

Asnjëri nuk grumbulloi 13 mijë vota për të marrë ulëse, për shkak që edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhje ishte e ulët.

Top Channel