Vendimet e gjykatës për FSHF, Duka mund të vijojë detyrën në federatë

05/04/2022 15:30

Armando Duka mund të vijojë të ushtrojë normalisht detyrën e presidentit të FSHF, teksa Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit për të.

Duka u rizgjodh në asamblenë përmbyllëse të 15 marsit , por mbetej në pritje të tërheqjes së masës për të vijuar normalisht punën dhe për të regjistruar më pas në gjykatë vendimet e dala nga ajo asamble, tashmë  pas këtij vendimi të Gjykatës mund t’i kushtohet plotësisht detyrës.

Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës, po ashtu ka shfuqizuar masën e pezullimit edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun, teksa është lënë në fuqi masa e pezullimit për anëtarin tjetër të FSHF-së, Ardian Haçi.

Gjtihësesi tashmë insitutcioni i futbollit i rikthehet normalisht funksionimit të tij me të gjithë drejtuesit e ri një dhe të rizgjedhur nga asambleja e prëgjithshme zgjedhore e marsit të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA