U arrestua në Itali për vrasjen e dy vëllezërve vlonjatë! Gerti Selimaj lihet në arrest shtëpie, familjarët e viktimave kërcënojnë me vetëgjyqësi

05/04/2022 09:08

Vrasja e dy vëllezërve Elmaz dhe Behar në vitin 1998 ishte një prej ngjarjeve më të rënda që ndodhi në qytetin e Vlorës.

Dy persona nga e njëjta familje u ekzekutuan. Famija Hasho prej vitesh kërkonte zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pak kohë më parë, si autor i kësaj ngjarjeje u arrestua në Itali 47-vieçari Gerti Selimaj.

Edhe pse arrestimi dhe ekstradimi u bë me bujë të madhe, gjykata vendosi arrest shtëpie. Ky vendim ka shkaktuar indinjatë te familjarët.

Mimoza Hasho, bashkëshortja e një prej viktimave, tregon ngjarjen e rëndë. Ajo apeloi që 47-vjeçari të kthehet përsëri në burg dhe të zbardhet totalisht kjo ngjarje. Edhe Xhuliano Haxho, djali i një prej viktimave kërkon drejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në 22 nëntor 1998. Unë jam gruaja e Beqirit. Kishim vajzë sëmurë dhe ikëm në spital. Pasi morëm ilaçet, u kthyem në shtëpi. Pasi hëngrëm bukë, Elmazi do ikte në shtëpi, shkon për të marrë makinën dhe kërkon Beqirin, i thotë nuk më ndizet makina, del dhe ai. Nga ai moment, brenda 10 minutash u vranë. Gjithë këto vite, kam apeluar për drejtësi nëpër gjykata. Para pak kohësh policia ka arrestuar Gerti Selimajn. Gjykatësja Vjola Canaj e ka lënë në arrest shtëpie. Pas 24 vitesh që kërkojmë drejtësi, ku është drejtësia? Jam munduar për të mos bërë hakmarrje gjithë këto vite. Thosha drejtësia do të bëjë punën e saj. I lutem drejtësisë shqiptare të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë”, shprehet zonja.

46-vjeçari shqiptar është arrestuar në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi akuzohet si autor i vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA