SHBA-ja përsëriti thirrjen që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se Uashingtoni i ka quajtur krime lufte sulmet ndaj Ukrainës.
Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në OKB, i tha Këshillit të Sigurimit “Rusia nuk duhet të ketë një pozicion autoriteti në një organ, qëllimi i të cilit është të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut”.
Ajo tha se pjesëmarrja ruse “dëmton” besueshmërinë e këshillit të të drejtave të njeriut, pas “luftës së paprovokuar dhe krizës humanitare”.
Pas fjalimit të Volodymyr Zelensky, Thomas-Greenfield tha: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës ndërsa përballeni me këtë sulm brutal ndaj sovranitetit, demokracisë dhe lirisë suaj”.
Top Channel