Departamenti amerikan i thesarit vendosi sanksione të martën ndaj një tregu rus të shkëmbimit të kriptomonedhave raporton Reuters. Sanksionet për të mbyllur serverët e kompjuterave të Hydra, me bazë në Rusi u dërgojnë një mesazh kriminelëve se nuk mund të fshiheni në rrjetin e errët në Rusi apo kudo tjetër në botë. ”, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.
Që nga shfaqja në vitin 2015, Hydra – ka qenë një strehë për tregti të paligjshme, sipas studiuesve dhe zyrtarëve amerikanë. Mbi 5 miliardë dollarë transaksione me bitcoin janë kryer në Hydra, sipas Elliptic, një firmë që gjurmon kriptomonedhën.
Ndërkohë të mërkurën SHBA dhe Be pritet të vendosin një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë. Paketa e SHBA do të përfshijë një ndalim për të gjitha investimet e reja në Rusi, një rritje të frenimit të institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe shënjestrimin e zyrtarëve të qeverisë ruse dhe familjeve të tyre.
Ndërsa presidentja e Komisionit europian Ursula von der leyen një ditë para se të mblidhen anëtarët e BE tha se masat përfshijnë një ndalim të plotë të importit të qymyrit, që do thotë një humbje prej 4 miliardë euro në vit për Rusinë, ndalim i plotë i transaksioneve për 4 bankat me të mëdha ruse, ndalimin e aksesit të anijeve ruse në portet e vendeve te BE, ndalime në eksportimin e pijeve , drurit si dhe masa shtesë që përfshijnë ndalimin e mbështetjes financiare për organet publike ruse.
Megjithatë që ky plan të vihet në jetë duhet që të mërkurën të 27 vendet anetare të BE të japin dritën jeshile. Mobilizimi i BE dhe SHBA për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë vjen pas imazheve shokuese të qindra civilëve të vrarë në qytetin e Buchas. Ndërkohë që vete Leyen dhe shefi i diplomacisë së bllokut Joseph Borrel do të shkojë në Kiev këtë javë. Presidenti amerikan dhe Perëndimi janë zotuar se Moska do të ndëshkohet për masakrën ndaj të pafajshmeve
Top Channel