Rusia akuzon Perëndimin: Po shkatërroni negociatat e paqes me Ukrainën

05/04/2022 22:25

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat midis Moskës dhe Kievit.

Sipas tij, perëndimi po nxit “histerinë” mbi vrasjet e civilëve në Bucha.

Zyrtarët nga Ukraina dhe vendet perëndimore kanë thënë se ka prova se Rusia ka kryer krime lufte.

Nga ana e saj, Moska mohon akuzat dhe i ka quajtur ato një “falsifikim”, siç raportohet në agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka filluar hetimin nëse po ndodhin krime lufte dhe Ukraina ka ngritur një ekip për të mbledhur prova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA