Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen një ditë para se të mblidhen anëtarët e BE njoftoi sanksionet e reja që priten t’i vendosen Rusisë.
Në një deklaratë teksa akuzoi Moskën për mizori, ajo tha se ato se çfarë Rusia po bën në Ukrainë nuk do të mbesin pa përgjigje.
“Rusia po zhvillon një luftë mizore jo vetëm ndaj trupave të ukrainës por edhe ndaj civilëve, është shumë e rëndësishme që të shtojmë presionin ndaj putin dhe qeverisë së tij”.
Von der Leyen tha se masat përfshijnë një ndalim të plotë të importit të qymyrit, që do thotë një humbje prej 4 miliardë euro në vit për Rusinë, ndalim i plotë i transaksioneve për 4 bankat me të mëdha ruse, ndalimin e aksesit të anijeve ruse në portet e vendeve te BE, ndalime në eksportimin e pijeve , drurit si dhe masa shtesë që përfshijnë ndalimin e mbështetjes financiare për organet publike ruse.
Megjithatë që ky plan të vihet në jetë duhet që të mërkurën të 27 vendet anëtare të BE të japin dritën jeshile.
Më herët ka pasur diskutime brenda unionit se cilat duhet të jenë masat që duhen ndërmarrë ndaj Rusisë pasi vende si Gjermania, varen shumë nga furnizimi me gazin rus.
Mobilizimi i BE për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë vjen pas imazheve shokuese të qindra civilëve të vrarë në qytetin e Buchas.
Ndërkohë që vetë Leyen dhe shefi i diplomacisë së bllokut Joseph Borrel do të shkojë në Kiev këtë javë.
Presidenti amerikan dhe Perëndimi janë zotuar se Moska do të ndëshkohet për masakrën ndaj të pafajshmeve.
Biden bëri thirrje të hënën për një gjyq për krime lufte kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se gjatë javës do të njoftojë sanksione të reja ndaj tij.
Top Channel