Mbytja e 12-vjeçarit në Mirditë, kërkimet do të nisin në orët e para të mëngjesit
05/04/2022 20:35
Kërkimet për gjetjen e 12-vjeçarit të mbytur pasditen e sotme në lumin Fan të Mirditës do të nisin në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë, kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës. Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas, për gjetjen e të miturit.
Para se ta tërhiqte lumi, i mituri ka qenë duke luajtur me top me moshatarët e tij. Burime për Top Channel bëjnë me dije se topi i ka rënë në ujë. Fëmija shkoi ta merrte, por rrjedha e lumit ishte e fortë dhe e tërhoqi me vete.
Që prej momentit që është vënë re mungesa e të miturit, prindërit kanë lajmëruar policinë. Vijojnë kërkimet në zonë për trupin e 12-vjeçarit.
Top Channel