Kourtney Kardashian dhe bateristi i Blink-182 Travis Barker u martuan në një ceremoni private martese në Las Vegas.
Ceremonia u zhvillua mbrëmë dhe zgjati deri në orët e para mëngjesit të së hënës, vetëm disa orë pasi Barker performoi drejtpërdrejt në ceremoninë e çmimeve Grammy 2022, tha Frierson.
Çifti mbajti të njëjtat rroba që kishin veshur në shfaqjen e çmimeve. Ceremonia u zhvillua në diskret të plotë, pasi ata nuk lejuan asnjë të ftuar të fotografonte.
Kjo është martesa e parë për Kourtney-n, e cila nuk i tha kurrë “po” ishit Scott Disick, pavarësisht se kanë tre fëmijë së bashku.
Për Travis, kjo është martesa e tij e tretë. Me gruan e tij të parë, Melissa Kennedy, ai qëndroi vetëm për 9 muaj në vitin 2002. Travis u martua me Shanna Moakler në 2004, por ai paraqiti kërkesën për divorc pas gati 2 vitesh në 2006.
Top Channel