Nëna e Roula Pispirigou ka treguar detaje shokuese për mbesën 9-vjeçare që dyshohet se u vra nga e ëma.
Në një intervistë për Mega, Eleni Legatou tha se Georgina ishte abuzuar dy herë në vitin 2014 nga një afërm i familjes ndërsa e bija e çoi fëmijën në spital me shenja nxirje.
“Roula nuk ishte e përfshirë në këtë gjë”, tha gjyshja duke thënë se është bërë denoncim për këtë çështje, por nuk kanë mësuar asnjëherë për ankesën nga burime zyrtare.
Sipas saj, provat tregojnë se nuk është kryer asnjë hetim dhe se punonjësja sociale ka qenë e mendimit se asgjë nuk po ndodhte dhe gjithçka po shkonte mirë.
Ndërkohë në shtëpinë e Roula janë kryer kontrolle dhe janë gjetur tetë celularë nga të cilat po merren të gjitha të dhënat. Qëllimi është të zbulohen mesazhet dhe komunikimet telefonike të 33-vjecares që akuzohet për vrasjen e të bijës.
Ekipi i hetuesve që po merret me rastin e vrasjes së Georginës së vogël në Greqi po heton tashmë edhe vdekjen e dyshimtë të dy motrave të saj.
Në një reportazh të publikuar nga Skai.gr, dyshohet se nëna ka tentuar që ta vrasë vajzën e saj 9-vjeçare pesë herë brenda 13 orëve.
Sipas dosjes hetimore, të cituar në reportazh, paraqitet rendi kronologjik i tentativës së vrasjes.
Hera e parë kur e mitura pati takikardi ishte në orën 11:00 të mëngjesit. Rreth 25 minuta më vonë, në orën 11:25 ndodhi e dyta, në 14:30 e treta dhe e katërta në 18:03.
E pesta ndodhi në mesnatën e së njëjtës ditë, ku e mitura Georgina arriti të shpëtojë, por jo mesditën e së nesërmes, 29 janar 2022 , në orën 14:28.
Mjekët e gjetën Georginën plotësisht pa ndjenja në dhomë dhe me gjithë përpjekjet e tyre, ata nuk arritën ta kthenin atë në jetë.
Dy vajzat e tjera të familjes ndërruan jetë gjithashtu në maj të vitit 2021 në rrethana misterioze, teksa po trajtoheshin në spital duke bërë që të ngjallen dyshime dhe organet përkatëse të fillojnë hetimet dhe të zbulojnë çdo ditë hollësi për këtë rast.
Top Channel