Fiks Fare/ I tregon organin gjenital të moshuarës, dyshon se e spiunon për therjet e kafshëve pa leje

05/04/2022 20:44

Një e moshuar nga Vlora dhunohet psikologjikisht nga komshiu i saj. 

 Ajo u tregon gazetarëve të Fiksit se arsyeja që komshiu e bën këtë është sepse ai  mendon se e spiunojnë për therje të kafshëve pa licencë.

Komshiu sipas zonjës i bën presion psikologjik duke e shantazhuar se i ka xhiruar me burrin në dhomë të gjumit dhe do i nxjerr në internet. Por dhuna psikologjike vazhdon edhe më tej duke i treguar organin gjenital sa herë e sheh të moshuarën përballë dhe e shantazhon për lidhje jashtë martesore.

E moshuara është mbi 60 vjeç dhe e përlotur kërkon ndihmën e Fiksit pasi ka denoncuar edhe në polici rastin, por asgjë nuk bëhet.”Ku të shkoj e të mbytem?” thotë e moshuara.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqanin ku zotëria tregton mishin e therur. Ai pranon se kafshët që therë i tregton në dyqan dhe vulën e vendos vetë jo veterineri. Madje bashkëpunëtorëve të Fiksit ju thotë se qengjin mund t’jua therë aty në moment dhe mishin t’jua jap të freskët.

Zonja e moshuar i drejtohet sërish Komisiariatit të Policisë Vlorë. Efektivi i policisë i thotë “ju jeni rast unik në Vlorë. Pavarësisht se keni bërë 18 kallzime policia nuk ka çfarë të bëjë”. Ai rrëfen gjithashtu se bashkëshortja e komshiut kur thërritet në polici në deklaratën e saj fajëson pikërisht burrin e saj për dhunimin psikologjik kundrejt të moshuarës.

Efektivi i policisë i thotë të moshuarës se janë lodhur me çështjen e tyre, dhe se të ishte çështje e tij personale do e kishte mbytur në hu komshiun.  Por duke qenë në vendin e tij të punës po i flet në bazë të ligjit. Sipas efektivit të policisë këtë rast duhet ta zgjidh prokuroria.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA