Nga dita e sotme deri më 12 prill, nafta, benzina dhe gazi do të blihet më shtrenjtë se më parë. Nafta do të shitet 233 lekë për litër, benzina 209 lekë për litër, ndërsa gazi 115 lekë/litri.
Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës thotë se po monitoron ecurinë e bursave dhe paralajmëron për pezullimin e aktivitetit të pikave të karburantit që nuk respektojnë vendosin çmimet e ndryshuara të hidrokarbureve.
Vendimi i Bordit të Transparencës për tregtimin me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022:
221 Lekë/litri për gazoilin;
197 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për benzinën
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë:
233 Lekë/litri për gazoilin;
209 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Top Channel