Kryeministri Edi Rama e nisi javën larg Tiranës duke parë në Berat disa investime të qeverisë përfshi rilindjen e sheshit të Selamllëkut.

Por selamet  për ta çuar përpara zëvendësimin e Ilir Metës, vazhduan në kryeqytet.

Përballë zyrës kryeministrore, në krahun tjetër të bulevardit tre të besuarit e kryesocialistit, hodhën një tjetër hap drejt hapjes së procedurës për zgjedhjen e presidentit.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu,  ka mësuar se për më shumë se 60 minuta në zyrën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, qëndruan Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, të mandatuarit e Ramës për të udhëhequr procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Burime nga ty takim pohuan se qëllimi takimit ishte përcaktimi dy kalendarëve të punës.

Atë të hapave që do të ndërmarrë grupi parlamentar socialist dhe kuvendi.

Top Channel mëson se këtë takim është dakortësuar dërgimi ftesës për tu përfshirë në konsultime i tre kryetarëve të tre grupeve parlamentarë të opozitës.

Përballë Ballës, Spiropalit dhe Gjiknurit në takime do të ulen Enkelejd Alibeaj kryetar i grupit parlamentar të PD, Fatmir Mediu kryetar grupi  Aleanca për Ndryshim si dhe Mesila Doda e grupit parlamentar Demokraci dhe Integrim. Socialistët janë të gatshëm të mirëpresin sugjerimet se si e mendojnë identikitin e presidentit të ri, pse jo edhe propozime me emra konkretë. Ky hap i shumicës që nxjerr jashtë loje dhe nuk faktorizon Sali Berishën, ishte paralajmëruar pak ditë më parë, nga vetë kryeministri, por ne dreken e te hënës, u rikonfirmua nga mionitria per marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali në emisionin Top Talk në Top Channel.

“Sali Berisha po vetëpërjashtohet nga një proces që as është i ftuar, e as ka për të qenë i ftuar.”

Jo thjesht një dëshirë e Edi Ramës, qendrimi për ta mbajtur larg këtij procesi Sali Berishën është një kërkesë e prerë nga SHBA përmes  Gabriel Eskobar në vizitën e fundit në Tiranë, kur tha se nëse Sali Berisha merr drejtimin e PD, SHBA ndërpret çdo marrëdhënie me PD.

Ndaj çdo manovër e Berishës për të marrë nën kontroll grupin parlamentar e vendosur kryetarin e tij të grupit, nuk do të kishte asnjë vlerë.

Berisha, apo PD e kontrolluar prej tij, do marrin gjithmonë nje refuzim formal politik.

Maxhoranca ka votat, për të zgjedhur presidentin raundin e tretë. Sigurisht frika e Berishës lidhet me dy raundet e para. Pasi një grup deputetesh demokrate, me në krye Alibeajn, nuk janë ne kontrollin e tij.

Kjo shpjegoi sulmin ndaj Enkelejd Alibeajt prej disa kolegeve demokrate te foltores, kur një lajm i pasaktë mediatik interpretonte ftesën formale te kuvendit, si një takim te kryer, mes tij dhe negociatorëve socialiste.

Zhurma shqetësoi jo pak kampin e Sali Berishës prek nga më të zellshmit e më të shpejtët në kryqëzimin e Alibeajt  për këtë “gjynah” në mes të Ramazanit , ishin Enno Bozdo dhe Ervin Minarolli.

Në muret e tyre në platformën Meta,  reagimet qëndruan pak dhe u hodhën në kosh.

Por mjaftuan qe Alibeaj te nxitonte e ti sqaronte koleget e tij, se mëkati, nuk kishte ndodhur.

Alibeaj: Ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim imi, as imagjinar, as ne titull personal e jo me emër te grupit,  me ndokënd për çështje  negociatash  . Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje te agjendës parlamentare, apo organizative, gjithçka është e mbetet kompetence e mbledhjes se grupit parlamentar.

Në fund rezultoi një zhurme e kotë. Demokratet vazhdojnë të ruajnë njeri tjetrin. Ndërkohe që shumica vazhdon të përzgjedhë emrat e saj, nga zarfet me tre emra, qe propozon çdo deputet socialist. Nga sot, këtë te drejte do e ketë edhe Pandeli Majko, i cili mori sot mandatin e lirë, të të burgosurit Alqi Bllako. Majko, një ish kryeministër, dhe figure popullore jo vetëm majtas, sigurisht nuk mund të vëre në zarfin presidencial, emrin e tij. Por tashme as të ish shokut te tij të armeve, Ilir Metës. Socialistët mund të kenë shumicën e votave presidenciale, por kane edhe ata vijat e kuqe. Ndonjë të vendosur nga Rama, dhe ndonjë tjetër, nga amerikanët.

Top Channel