Ashtu sikundër paralajmëroi kreu i grupit parlamentar të PD, ka ankimuar sot në gjykatë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që ktheu në seli ish kryeministrin Sali Berisha.

Ashtu sikundër paralajmëroi kreu i grupit parlamentar të PD, ka ankimuar sot në gjykatë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që ktheu në seli ish kryeministrin Sali Berisha.

Top Channel ka siguruar dokumentin e dorëzuar sot në gjykatën e Apelit, ku kërkohet prishje e vendimit të datës 25 mars, si edhe pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Me një vendim dhënë më 25 mars, gjykatësi Agron Zhukri vendosi të pranojë kërkesën e komisionit të rithemelimit të PD për të rregjistruar logon e re vulën dhe për të njohur gjithë vendimet e kongresit në stadium të datës 11 dhjetor që përfshin edhe shkarkimin e të gjithë drejtuesve, forumeve aktuale në partinë demokratike.

Vendim për të cilin, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se depozitoi kallëzim penal ndaj gjyqtarit Zhukri.

Top Channel