Fermerët francezë ndezin mijëra pishtarë për të mbrojtur vreshtat nga ngricat e pranverës në Chablis (fotot)

04/04/2022 15:36

Prodhuesit francezë të verërave kishin ndezur mijëra qirinj e pishtarë në vreshtat e tyre në fundjavë për të mbrojtur prodhimin nga temperaturat çuditërisht të ulëta të kësaj pranvere.

Vreshtat në thuaje të gjithë vendin janë goditur nga një mot i ftohtë e i rrezikshëm në këtë periudhë delikate të sezonit.

Vreshtat e varietesë Chablis në verilindje të rajonit të Burgundy janë goditur nga ngrica e disatë pranverore vitet e fundit çka ka shqetësuar prodhuesit për ulje të prodhimit.

Fermeri Thomas Ventoura, 34 vjeç është mes prodhuesve të shumtë që kanë nxituar të ngrohin gonxhet e sapoçelura të rrushit, teksa moti i ftohtë mund të ndryshojë prodhimin dhe të shtojë kostot e sigurimit të të korrave.

Chablis është një verë e bardhë e thatë e prodhuar vetëm në rajonin Yonne në Burgundy, prej klimës specifike të vendit.

Ventoura tha: “Prej vitit 2016, kemi pasur tre ngrica në këtë periudhë, çka ka nisur të na shqetësojë për të ardhmen e biznesit.”

Në Yonne, në veri të Francës, një pjese e konsiderueshme e prodhimit të vreshtave u dëmtua nga ngricat vitin e kaluar, njoftonte ministria e bujqësisë.

Prandaj prodhuesit e verërave kanë bashkuar forcat duke investuar në mjete të reja si kabllo ngrohëse apo pishtarë në vreshtat e tyre.

Zhvillimi vjen teksa temperatura e natës në shumicën e Francës, ashtu si dhe rajonin Champagne ra disa gradë nën zero.

I njëjti fenomen shihej edhe në zonat jugore të vendit ku bashkë me prodhuesit e verërave ishin dëmtuar dhe fermerët e frutave, shkruan  rrjeti vendas The Local.fr .

FOTO GALERI
1/10
Prodhuesit francezë të verërave kishin ndezur mijëra qirinj e pishtarë në vreshtat e tyre në fundjavë për të mbrojtur prodhimin nga temperaturat çuditërisht të ulëta

Top Channel