Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore për Roula Pispirigou, nënën greke e cila akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve te saj.

Sipas Protothema.gr, e pandehura pretendoi para Gjykatës se ketamina i është dhënë vajzës 9-vjeçare për shkak të gabimit të mjekëve. Mirëpo, kjo akuzë është mohuar nga Administrata e Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”.

Dy prokurorët e Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Apostolos Andreou dhe Antonis Eleftherianou, po hetojnë tashmë edhe rrethanat e vdekjes së dy fëmijëve  të tjerë të familjes Daskalakis që vdiqën:  Malena, 3 vjeçe e  cila vdiq në korrik 2019  dhe Irisi  që ishte vetëm 6 muajshe dhe ndërroi jetë në mars 2020.

Ndjekja penale ndaj 33-vjeçares Roula Pispirigou për vrasje me paramendim  ndaj vajzës 9-vjeçare të Georgina  do të mbahet nën mbikëqyrjen e kryetares së Prokurorisë së Athinës, Sotiria Papageorgakopoulou.

Top Channel