Ditën e sotme në Kosovë zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku ka edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët synojnë të jenë pjesë e parlamentit serb pas këtyre zgjedhjeve.
Një ndër ta është edhe kandidati për deputet Shpëtim Haliti, i cili ka folur për mediat ku ka thënë se në parlament do të përfaqësojë zërin e qytetarëve të Luginës së Preshevës.
Ai ka folur edhe për pasivizimin e vendbanimeve, të cilin e sheh si spastrim etnik që mund të parandalohet vetëm duke sensibilizuar faktorin ndërkombëtar.
Gazetarja: E kryet të drejtën tuaj të votës, cilat janë kërkesat që keni pasur më shumë nga qytetarët kur keni vendosur të kandidoni për deputet dhe cili është synimi juaj nëse fitoni?
Shpëtim Haliti: Faleminderit, obligimin e kryem, i ftoj të gjithë qytetarët e Preshevës që të kryejnë obligimin për të drejtën e votës dhe të zgjedhin se kush do i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme në parlamentin e Serbisë. Ne si listë parlamentare i kemi kërkesat legjitime të qytetarëve të Luginës së Preshevës siç i kemi patur 30 vitet në aktivitetin politik, sidomos kohët e fundit nga diskriminimi që bëjnë në politikën e Serbisë nuk besoj se do të jemi pjesë e pushtetit qendror por do të jemi zëri i qytetarëve siç kemi qenë vitet e fundit, siç ka qenë deputeti Shaip Kamberi.
Gazetarja: Si e shihni pjesën e pasivizimit, cili është synimi kryesor i juaji meqë janë 6 mijë qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës?
Shpëtim Haliti: Pasivizimin e adresave e shohim si spastrim etnik me metoda administrative dhe mund ta parandalojmë vetëm duke sensibilizuar faktorin ndërkombëtar pasi ne e njohim Serbinë si shtet dhe e dimë se sa peshë kanë kërkesat tona në Serbi, praktikisht nuk merren peshë asnjë.
Top Channel