![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/marco-van-basten-ac-mailand-milan-1989-1603980094-50209_sd-800x450.jpg)
04/02 21:49
Taulant Xhaka gjen golin me fanellën e Basel, megjithatë kjo e fundit nuk ia del të shkojë përtej barazimit 2-2 ndaj Young Boys dhe ndal serinë prej tre fitoresh radhazi.
Ish mesfushori i Kombëtares Shqiptare zhbllokoi sfidën në minutën e 41-të dhe çoi të tijtë në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal, që u zhvlerësua në pjesën e dytë nga ana e Young Boys.
Gjithsesi edhe ky barazim është mjaft i vlefshëm për Baselin, që tashmë ka dalë nga gara për titull, por blindon pozitat në vendin e dytë, pasi ruan distancën prej 5 pikësh nga Young Boys-i ndjekës.
Top Channel