Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

03/04/2022 08:20

Qytetarët e Serbisë votojnë të dielën e 3 prillit për zgjedhjet presidenciale, e po ashtu edhe për ato parlamentare, në të cilat, Presidenti aktual aleksandër vucic dhe po ashtu Partia Përparimtare Serbe pritet të dominojnë. Përvec Vuçic, janë 7 kandidatë të tjerë në garë për të qenë presidenti i ardhshëm i Serbisë, katër prej të cilëve vijnë nga pjesa nacionaliste e spektrit politik.

Por Sfiduesi kryesor i Vuçic në këto zgjedhje është ish-shefi i ushtrisë Zdravko Ponosh – një gjeneral në pension, kandidat i kampit opozitar pro Bashkimit Evropian.

5 vjet pasi fitoi mandatin e parë si president, Vuçiç vazhdon të jetë forca dominuese në Serbi, por kritikët e tij thonë se ai ka rritur kontrollin e pushtetit përmes kontrollit të mediave dhe Qeverisë, ndërsa një sondazh i fundit tregoi se qytetarët nuk besonin se zgjedhjet e 3 prillit do të jenë të lira
Megjithatë pasi hodhi votën presidenti Vucic tha se ai besonte se do te kishte një fitore të padiskutueshme

“Besoj në një fitore të rëndësishme, të padiskutueshme dhe besoj se secili do të marrë mbështetjen që meriton, sipas punës së bërë dhe sigurisht në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve për të ardhmen. Gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes, stabiliteti dhe sigurimi i një progresi të rëndësishëm ekonomik. Ne kemi punuar shumë për 5 vitet e fundit dhe presim fitore te madhe.

Në zgjedhjet parlamentare serbe marrin pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë. Ndërkohë serbët në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë do të votojnë në komunat brenda Serbisë, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi që këto zgjedhje të mbahen brenda territorit të shtetit. Kosova tha se i kishte kërkuar Serbisë që t’i dërgonte kërkesë Qeverisë në Prishtinë për mbajtjen e zgjedhjeve, por Beogradi nuk pranoi.

Të dielën në mëngjes, më shumë se 25 autobusë u panë në stacionin e autobusëve në Mitrovicë të Veriut, për të transportuar serbët për të votuar në Rashkë, , pranë kufirit me Kosovën, ku rreth 100,000 qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë, do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Po ashtu edhe Serbët e fshatit Pasajn të Komunës së Parteshit u panë të nisen për në Serbi, për të votuar duke krijuar radhë në pikën kufitare në Muçibabë.
Në zgjedhjet e Serbisë të drejtë vote kanë 6.5 milionë votues. Qendrat e votimit u hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA