Foto/ Kim Kardashian takohet me ish-burrin, por vëmendjen e marrin shapkat me vlerë marramendëse

03/04/2022 14:24

Ylli i ‘Kardashians’ Kim Kardashian, është fotografuar mëngjesin e sotëm duke shijuar ndeshjen e futbollit të djalit të saj Saint, së bashku me ish-burrin e saj, Kanye West dhe dy fëmijët e tyre të tjerë North dhe Chicago.

Ajo çfarë ra më shumë në sy nuk ishte ‘bashkimi’ i çiftit por zgjedhja e shapkave të Kim, të cilat i kishte veshur gjatë ndeshjes se Futbollit. 41-vjeçarja zgjodhi të vishte ditën e sotme një palë shapka të markës ‘Balenciaga’, të cilat kapin vlerën e 450 dollarëve ose ndryshe 407 eurove.

Këto shapka janë të prodhuara në Itali dhe pjesa më e madhe e tyre është e përbërë nga goma si dhe janë pak të larta.

Muajin e kaluar, Kim pozoi për një fushatë reklamuese për “Balenciaga”, së bashku me Justin Bieberin dhe Isabelle Huppertin

Kim dhe ish-burri i saj, Kanye, 44 vjeç, lanë mënjanë grindjet e tyre shumë publike për të shkuar së bashku dhe për të brohoritur për djalin e tyre Saint, gjashtë vjeç, teksa ai luante një lojë futbolli në Los Angeles. Kishin kaluar  shumë muaj që dyshja nuk ishin parë bashkë, por mesa duket sot nuk i shpëtuan kamerave.

Kim, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt të vitit 2021, ka katër fëmijë me Kanyen: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, dy vjeç. Në mes të marsit, Kim zyrtarizoi lidhjen e saj me të dashurin e ri, Pete Davidson.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA