Regjistrimet audiovizive të vendosura në banesën e familjes Kallanxhi janë pjesë e dosjes hetimore për rastin e vajzës 8-vjeçare nga Korça e cila u ngacmua seksualisht nga babai i saj.

Kanë mjaftuar vetëm pak ditë që prokuroria e Korçës të mund të sigurojë provat për dyshimet që ishin ngritur për Jani Kallanxhiun babain e vajzës. Familja pak ditë më parë kishte kërkuar mbështetje financiare në emisionin Fiks Fare, por ndërsa punonjësja sociale e bashkisë po merrej me rastin pikërisht për aspektin ekonomik të familjes ka vënë re sjellje të dyshimta të babait dhe vajzës e po ashtu e mitura është marrë në pyetje në praninë e psikologes ku ka treguar lidhur me veprimet e babait duke thelluar më tej dyshimet.

Në kushte të tilla, është kërkuar që prokuroria të hetojë rastin duke nisur nga vendosja e kamerave me zë dhe figurë e deri tek dëshmitë. Filmimet me prekjet në pjesët intime të vajzës nga ana e babait tani janë pjesë e dosjes hetimore ndërsa burime brenda grupit hetimor thane se është kërkuar që vajzës t’i bëhet ekspertiza mjeko- ligjore për të parë nëse me të janë kryer marrëdhënie seksuale më herët.

Sakaq vajza është dërguar në një qendër sociale për të miturit në kryeqytet ndërsa nëna e saj vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA