Vranësira dhe reshje shiu do të karakterizojnë motin këtë të shtunë në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C.
Era do fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shoqëruara me stuhi ere. Po ashtu Ishujt Britanik do të jenë me shira, ndërsa vranësirat e shumta do të sjellinreshje dëbore në Lindje të Europës. Por me mot të qëndrueshëm do të jenë Skandinavia dhe Europa Perëndimore.
Kosova
Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë prej ditësh Kosovën mbetet prezent dhe gjatë të shtunës, duke sjellë vranësira të shumta. Pritet që vranësirat të shtohen në Kosovë duke sjellë herë pas here reshje shiu në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk do të ketë reshje.
Top Channel