Orteku bllokon rrugën në aksin Bogë-Theth
02/04/2022 13:02
Aksi rrugor Bogë-Theth është bllokuar për disa minuta këtë të shtunë, për shkak të një orteku në Qafën e Thorës.
Fatmirësisht në atë moment, në rrugë nuk ka pasur kalimtarë. Disa turistë mbetën të bllokuar për pak minuta por borëpastrueset dhe banorët e zonës ndërhynë për të pastruar dëborën nga rruga.
Zona e Qafes së Thores është problematike gjatë stinës së dimrit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, por edhe e rrezikshme për shkak të strukturës gjeologjike të tokës që favorizon ortekët e shumtë.
Top Channel