Pas një fitoreje kaq të madhe, është e natyrshme që Florian Marku të ishte në “qiellin e shtatë”, por me këmbë në tokë, duke pranuar se ka ende shumë për të mësuar në boksin profesionit. Tregon respekt për kundërshtarin, që e mposhti në raundin e katërt, por hedh dorashkën e sfidës një emri të madh, siç është Amir Khan.
“Para së gjithash dua të falënderoj të gjithë njerëzit që që më kanë mbështetur. Dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë anembanë botës gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kam respekt për Chtis Jenkins, ai pranoi të ndeshej me mua. Dua t’ju tregoja që nuk kam ardhur me fat deri këtu, unë jam zemrën time kur ngjitem në ring. Sot më ka çarë në kokë. Unë ende po mësoj. Tani dua që i radhës të jetë Amir Khan”./ Super Sport
Top Channel