Nuk do të jetë Katar-Ekuador, sfida hapëse e Botërorit të këtij viti, por Senegal Holandë, një ndeshje që do të luhet në 21 nëntor në stadiumin Al Thumama në orën 12:00 me orën evropiane.

Është ky një ndryshim i rëndësishëm i kalendarit që thyen traditën e kampionateve Botërore. Zakonisht ndeshja hapëse e evenimentit më të rëndësishëm futbollistik sheh në fushën e lojës skuadrën e vendit organizator të Kupës së Botës, por në rastin e Katarit, kalendari u modifikua nga FIFA, me këtë të fundit që nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse e bëri këtë ndryshim.

Kështu Senegal-Holandë do të ngrejë siparin e Botërorit të këtij vitit, një sfidë që do të pasohet nga sfida mes Anglisë dhe Iranit që do të Luhet në stadiumin Khalifa International në orën 15 e më pas do të jetë sfida mes Katarit dhe Ekuadorit në stadiumin Al Bayt në orën 18. Dita e parë e Botërorit do të mbyllet me sfidën  e orës 21:00 mes SHBA dhe skuadrës që do të kalojë play off-in e zonës evropiane Uellsit apo fitueses së Skoci-Ukrainë

Vlen të kujtohet se ndeshjet e fazës së grupeve të Botërorit të Katarit do të luhen në 12 dite dhe cdo ditë në kalendar do të jenë 4 ndeshje deri në 3-6 dhjetor kur do të nisin fazat me eliminim direkt me 1/8 e finaleve

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA