15/11 23:37
Bekim Balaj shënoi golin e parë në Ligën e Parë turke teksa në minutën e 77-të gjeti rrugën e rrjetës për Bolusporin në ndeshjen ndaj Manisës.
Sulmuesi shkodran nuk ishte titullar në këtë ndeshje, por u aktivizua në minutën e 66-të.
Gjithsesi, ky fakt nuk e pengoi 31-vjeçarin të shënonte, edhe pse goli i tij nuk i vleu skuadrës pasi Boluspor u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2.
Kjo ishte paraqitja e gjashtë e Bekim Balajt me fanellën e Boluspor teksa shkodrani u transferua në Turqi në merkaton dimërore. Kujtojmë se pjesë e Boluspor është edhe Dejvi Bregu, me vlonjatin që u aktivizua vetëm në 45 minutat e para./Super Sport
Top Channel