Era e fortë që nisi të enjten riaktivizoi zjarrin në fushën ku grumbullohen  mbetjet në Vlorë.

Në këtë fushë pranë zonës së banuar janë ende aktive vatra te vogla te zjarri të ndezura prej tre ditësh.

Ndërkohë që lagjja “Kushtrimi” por edhe një pjesë e qytetit të Vlorës mbeten ende nën efektin e tymit

Zjarret në këtë zonë janë të vëna qëllimisht nga mbledhësit e plastikës apo mbetjeve të tjera që depozitohen në zonë.

Nga era flakët zgjerohen duke sjellë pasoja të rënda mjedisore.

Top Channel