Këngëtarja Fifi festoi dje 28-vjetorin e lindjes, si gjithmonë krah miqve të saj dhe njerëzve të dashur.
Në pamjet e publikuara në Instagram shihet lumturia e Fifit krah të dashurit të saj Adis Patushi.
Me një postim në InstaStory çifti shihej më i dashuruar se kurrë.
“Unë dhe ti deri në pafundësi”, kishte shkruar Adisi krahas postimit ku dukeshin më të dashuruar se kurrë.
Fifi nisi lidhjen e saj me Adisin pak kohë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Deri më tani gjërat duken se po shkojnë siç duhet, pasi ata janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri.
Çifti është parë shumë shpesh bashkë duke nisur që nga koncertet e këngëtares.
Postimet me dedikime romantike nuk kanë munguar në rrjetet sociale, duke treguar lumturinë që po përjetojnë që të dy.
Top Channel