Ryushin Malone thotë se gjeti motivimin e tij në studimin e alienëve kur një dyshe e krijesave “të shkëlqyeshme me dritë”, e vizituan atë në 2017 madje sipas tij “duke e mbajtur nga qafa”, shkruan britanikja DailyStar.
“Ufologu” i vetëshpallur Malone thotë se ai episod i ndryshoi jetën teksa më vonë mësoi se jashtëtokësorët torturonin njerëzit për t’i marrë atyre “adrenalinën, energjinë apo shpirtin e tyre”, pasi kjo ishte ajo që atyre u mungonte.
Pas kontaktit të tij të pazakontë teoristi konspirativ nga nga Maine në SHBA, nisi të thellohej më shumë në shpjegimin e fenomeneve të pashpjegueshme në të gjithë botën, aq sa tani beson se alienët sakrifikojnë ose hanë njerëzit.
Malone tha për Daily Star: “Isha ulur aty dhe ndjeva një prekje nën mjekër prandaj ngrita kokën”.
“Shikova një qenie trans-luçente që më shikonte me sy të mëdhenj, ishte disi transparente dhe rreth 1 metër i gjatë”.
“Në anë të saj doli një tjetër krijesë dhe kishte një shufër hekuri të cilën ma vendosi te qafa. Më pas ajo krijesë u zhduk, mbeti vetëm e para”.
“Krijesa e parë uli kokën time, bëri disa hapa prapa dhe u zhduk. Dhe unë thashë me vete ‘Dreqi e marrtë, qenkan të vërtetë, janë këtu me ne”.
Prej atëherë 41-vjeçari i ka kushtuar jetën e tij kërkimit të alienëve dhe mbledhjes së fondeve të kërkimit në llogarinë e tij GoFundMe.
Të gjitha zbulimet ai i poston në rrjetin The Orion Lines, duke pretenduar se alienët jetojnë me njerëzit prej mijëra vitesh.
Ai shton se vizitorët e botëve të tjera ‘hanë mish njeriu’ dhe se ata mund të jenë shpikësit e kulteve satanike në tokë.
Ai shkruan: “Kështu që kuptova se ata janë në fakt duke mbledhur ‘adrenochrome’. I torturojnë viktimat e tyre rreth 45 minuta apo një orë që trupi i tyre të prodhojë këto kimikate”.
“I torturojnë, mbledhin kimikatet e gjëndrave njerëzore i pijnë, marrin adrenalinë si të ishte një drogë. Pijnë gjithashtu gjak, dhe kjo më bëri të mendoj te satanizmi”.
“Është interesante sepse kur dikush sheh një lopë të gjymtuar thotë ‘Ah, qenka një ritual satanik. Por kjo është nga e kanë mësuar ata fillimisht adhurimin e satanit, nga jashtë tokësorët që vijnë këtu prej mijëra vitesh dhe praktikojnë gjera si, sakrificat njerëzore”.
Malone shton se qëllimi kryesor i studimeve të tij është të “zbulojë të gjithë të vërtetën.”
Top Channel