Rrëfimi i mbrojtësit të Barçës: Si më gënjeu sy më sy Bartomeu

01/04/2022 11:54

Mbrojtësi qendror i Barcelonës, ​​Gerard Pique, shprehu hapur mendimin e tij për ish-presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu, në programin e “The Wild Project”:

“Ai na gënjeu hapur, Leon (Messi) dhe mua, ballë për ballë, kur ishim në qendrën stërvitore. Na tha se nuk dintë asgjë për Barçagate (sulmi i okestruar ndaj “yjeve” të Barçës)”.

Katalanasi, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm në organikën e Xavi Hernándezit, shpjegoi se në fillim e mbrojti publikisht ish-presidentin në lidhje me Barçagate: “Dola për ta mbrojtur atë në një konferencë shtypi, por ai e dinte ç’kishte ndodhur, sepse personi përgjegjës për gjithçka ishte krahu i tij i djathtë. Në një intervistë më vonë e kam kritikuar dhe më ka shkruar për të më thënë që nuk është e vërtetë”.

Pique, me kalimin e kohës, e kuptoi se pas gjithçkaje qëndronte presidenti.

“Ai e pezulloi krahun e tij të djathtë nga puna, por nuk ia hoqi pagën. Ai kishte një marrëdhënie të përzemërt me mua, por që të më gënjente sy më sy për një fakt kaq serioz… Janë marrë vendime të këqija.”

Pique këmbënguli se Josep Maria Bartomeu nuk dinte ta menaxhonte klubin:

“Ne bëjmë punën që na vendos trajneri dhe ky, nga ana tjetër, atë që i kërkon presidenti. Por Bartomeu nuk e bëri këtë dhe mungesa e lidershipit u reflektua në fushë. Do të jetë këshilluar nga njerëz që nuk ia kanë idenë e drejtimit të një klubi. Bartomeu nuk erdhi kurrë në kompleksin stërvitor. Ai donte t’i kënaqte të gjithë dhe nuk dinte të thoshte jo”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA