Mbrëmjen e sotme në ‘Ëndërrtjerrësit’ janë të ftuar Bora Zemani, Olsa Muhameti, Ervin Kurti, ku po flitet mbi programet që kanë thyer rekordet e shikueshmërisë online.
Autorja e Përputhen Olsa Muhameti tha ndër të tjera se kulmin e shikueshmërisë, ‘Përputhen’ e arriti në momentin kurtë gjitha gratë e shihnin dhe rrjedhimisht e gjithë familja u apasionuapas programit.
Orjela Nebiaj: Teksa vendosët për ta realizuar Për’puthen, e kishit me merak dhe frikë?
Olsa Muameti: Që në puntatat e para kishte interes. Ajo çfarë e ktheu në fenomen ‘Për’puthen’ ishte kur mamatë dhe zonjat vendosën të shohin ‘Përputhen’, dhe ky ishte kulmi i suksesit të emisionit. Ky ishte momenti kryesor ku e gjithë audienca u shkëput nga gjithçka dhe u vendos në Përputhen.
Bora Zemani: Të gjithë zonjat i lanë telenovelat, pasi ishte orari i telenovelave dhe u vendosën në Përputhen.
Olsa Muhameti: Top Channel u pa nga zonjat dhe nga e gjithë shtëpia sepse do e shihnin të tjerët patjetër. Të nesërmen vajza që padashje e pa nga mami ja thoshte kolgëve dhe miqve. Pjesë e shikueshëmrisë ishin edhe audienca jashtë Shqipëeisë, të cilët vahdojnë të jenë koherentë dhe e shohin vazhdimisht.
Top Channel