Nis nesër agjërimi për besimtarët myslimanë, myftiu i Korçës përcjell mesazhin e urimit

01/04/2022 13:33

Për besimtarët myslimanë nesër nis agjërimi për muajin e shenjtë të Ramazanit ndërsa myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka përcjellë urimin e tij.

Me mesazhin se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi Cikalleshi iu është drejtuar besimtareve që të mos e kursejnë mbështetjen e tyre për ata qe kanë me shumë nevojë.

Për besimtarët myslimanë ky është një muaj sakrifice për pastrimin e shpirtit dhe fitimin e harmonisë.

Top Channel