Muaji i Ramazanit është një periudhë 30 ditore ku myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe qëndrojnë për më shumë se 16 orë pa ngrënë dhe pa pirë gjatë ditës.
Gjatë Ramazanit nuk lejohet të konsumosh asgjë, deri në perëndim të diellit.
Në orarin ku mbyllet agjërimi ditor, familjet ulen së bashku për të ngrënë.
Ramazani konsiderohet si periudhë reflektimi ku trupi dhe shpirti “pastrohen” nga negativiteti.
Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë duke u solidarizuar me të varfrit për të ndarë ushqimin me ta.
Gjatë Ramazanit, besimtarët myslimanë kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave.
Myslimanët duhet të luten sa herë që munden gjatë Ramazanit, si dhe të lexojnë librin e shenjtë, Kuranin.
Në 10 ditët e fundit të agjërimit është “Nata e Kadrit” e cila konsiderohet si dita kur Profetit Muhamed iu dha Kurani, Libri i Shenjtë .
Agjërimi nuk mund të mbahet nga të gjithë, pasi ka disa përjashtime si për shembull, të moshuarit, fëmijët apo të sëmurët.
Simbol i rëndësishëm në këtë muaj është edhe dhënia e sadakasë, vlerë monetare e cila i jepet një personi në nevojë.
Bazuar në rregullat e islamit, ata që nuk munden të agjërojnë duhet të ushqejnë një të varfër ose nevojtar të paktën një herë në ditë.
Jemi vetëm disa orë larg nisjes së agjërimit nga besimtarët myslimanë, ndërsa urimet nuk munguan as nga politikanët shqiptarë.
Presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish kreu i PD-së, Lulzim Basha ishin disa nga figurat politike të cilët përcollën urimet e tyre për të gjithë agjëruesit.
Top Channel