Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Balerina Isida Mollaymeri rrëfen si po përgatitet për agjërimin

01/04/2022 13:57

Më 2 prill nis muaji i shenjtë i Ramazani për besimtarët myslimanë. Edhe balerina e njohur, Isida Mollaymeri agjëron dhe në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ ka rrëfyer se e ka të trashëguar nga familja dhe vijon ende.

Ajo tregoi se në fillim, ishte e vetmja që agjëronte nga i gjithë kolektivi ndërsa tashmë, agjërojnë edhe disa vajza të tjera.

Isida Mollaymeri: Nuk mund të agjërohet për të shlyer gjynahet e vitit nuk është mirë se i bie të jesh interesaxhi. Në shfaqje kam pas agjëruar vetëm unë dhe gjithmonë rrinin me një shishe ujë dhe më prisnin sa vinte ora. Me kalimin e viteve, filluan dhe goca të tjera të agjëronin me mua dhe atyre i hyri kjo ndjenja e paqes. Po e mësoj trupin gradualisht pa ushqim dhe kafe që të përgatitem për agjërimin. Në sallë, ata që pinë ujë kthejnë shpinën për respekt. Kemi kolektiv prej 50 vetash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA