Rusia ka vlerësuar sot Indinë për gjykimin e konfliktit në Ukrainë jo në mënyrë të njëanshme, teksa ministrat e jashtëm të dy vendeve u takuan në kryeqytetin Delhi.
India nuk i është bashkuar dënesës së gjerë të pushtimit rus ndaj Ukrainës dhe është një blerëse e fuqishme e armatimeve ruse.
Por ajo përballet me një akt delikat diplomatik teksa është në presion nga vendet perëndimore për të ndihmuar në frenimin e Rusisë.
Pas bisedimeve, India tha se preferonte një zgjidhje paqësore të konflikteve.
India është fuqi bërthamore dhe prej kohësh ka ndjekur një politikë ndërkombëtare jashtë linjave kryesore, pa e lidhur veten me interesat e superfuqive apo blloqeve të caktuara politike.
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov foli dje për miqësnë mes dy vendeve në deklaratën e tij.
“Së fundi kolegët tanë perëndimorë preferojnë të reduktojnë çdo çështje tjetër ndërkombëtare duke e lidhur me konfliktin në Ukrainë”, tha ai.
“Ne e vlerësojmë që India e komenton këtë situatën në tërësinë e fakteve të saj dhe jo në mënyrë të njëanshme”, shtoi Lavrov.
Rusia ka justifikuar pushtimin e saj të Ukrainës me faktin që kërkon të demilitarizojë dhe të denazifikojë fqinjin e saj, argument ky i refuzuar nga Perëndimi si një pretekst.
Homologu indian e Lavrov, S Jaishankar, “theksoi rëndësinë e ndalimit të dhunës dhe luftimeve në Ukrainë”.
“Diferencat dhe debatet duhet të zgjidhen me dialog dhe diplomaci në respektim të ligjit ndërkombëtar, si pas konventës së OKB për sovranitetin dhe integritetin e shteteve”, tha ministria indiane.
Ndërkohë India ka shtuar blerjen e naftës e gazit nga Rusia pas rënies së çmimit prej sanksioneve të Perëndimit.
Dje ministrja e jashtme britanike Liz Truss tha se respektonte vendimin e Indisë për blerjet ruse por nxiti vende të tjera “të bashkëpunojnë më ngushtë për mbrojtjen, tregtinë, energjinë dhe sigurinë ushqimore. //BBC//
Top Channel