Një granatë është hedhur pak minuta më parë nga një person ende i paidentifikuar pranë një bari në Lezhë.

Top Channel mëson se ngjarja ka ndodhur pranë një kompeksi banimi, duke sjellë panic te banorët.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e mëtejshme.

Top Channel