Një 61-vjecar është ndaluar nga policia në Korcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Policia tha se ka vënë në pranga të moshuarin Jani Kallanxhi, pas dyshimeve se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 8 vjeçe.

Mësohet se 8 vjeçarja ka probleme shendetësore ndërkohë që edhe nëna e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.  Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka lëshuar urdhër ndalimin.

Historinë e tij, 61 vjecari e denoncoi vite më parë në emisionin ‘Fiks Fare’ ku apelonte për ndihmë pasi sic shprehej jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Top Channel