I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë, kapet 27-vjeçari në Dibër

01/04/2022 11:42

Një 27-vjeçar është  kapur nga policia në Dibër, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet në Francë për vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë.

V.F ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale ‘’Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në maj të vitit 2018, në qytetin e Peshkopisë, 27-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. M. dhe A. A. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris u bë kapja dhe ekstradimi i tij në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA