Në ditën kur asgjë nuk merret seriozisht në Tiranë mori sërish jehonë lajmi që Edi Rama do të jete pauses i Jens Stoltenberg, në organizatën më të madhe dhe më të fortë ushtarake në botë, NATO.

Në rrjet  lajmit i dha zë studiuesja gjermane Suzana Starikov, e cila parashikon  se në dhjetor  Shqipërisë i duhet një  Kryeminsitër  i  ri,  pasi Edi Rama  po projektohet të  jetë sekretari i përgjithshëm i  NATOS-s me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  të cilat kërkojnë që   drejtimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut  ta marrë një nga anëtarët e rinj të organizatës.

Tashmë nuk bëhet fjalë për kandidatë, tashmë është vendosur që Rama të pasojë Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në dhjetor. Kështu që atij i duhet të lëvizë në Bruksel më së paku në dhjetor.  Nga dhjetori Shqipëria ka nevojë për një kryeministër të ri.”

Sot Shqipëria shënon 13 vite si anëtarë e NATO-s dhe cicërimat e  akademikës gjermane ne Twitter  nuk duken te jenë rrufe ne qiell të hapur, pasi  ideja që Edi  Rama mund të  zgjidhet  ne krye te NATO-s ka kohë që qarkullon në  mjediset mediatike dhe politike.  Por, a synon  Edi Rama postin e sekretarit te pergjithshëm  të  aleancës së atlantikut te veriut? Koha do ta  tregojë, por një tjetër kohë që  po ecen drejt fundit  eshte ajo e mandatit te  Jens Stoltenberg,   që mbyll ciklin e tij në këtë post ne shtator të 2023, me nje vit shtyerje për shkak të luftës në Ukrainë, luftë e cila ka marrë vemendje të posatcme e nga NATO.

Publikisht Edi Rama nuk ka folur kurre për një ambicie të tij për karrierë politike ndërkombëtare, por të gjithë kujtojnë se ai nisi të shijonte shume turet e tij si kryetar i OSBE, përfshirë edhe vizitat ne Moskë dhe në zonat e konfliktit ruso-ukrainas në Donbas. Rama bëri lajm kur u duk se negocioi mes Erdogan dhe Micotakis për krizën greko-turke, ndersa shkoi vetë në Neë York, kur Shqiperia filloi turin dy vjetor si anëtar i Keshillit te Sigurimit. Atij i pëlqen shpesh të vjedhë dritat e spektaklit në takime ndërkombëtare, me kepucë sportive dhe rrëfime hokatare, por të jesh sot sekretar i përgjithshem i NATO-s, nuk është një spektakël, por një detyrë me përgjegjësi. Gjithçka mund të ndodhë, por Brukseli nuk është Tirana, aq më tepër në 1 Prill.

Top Channel